E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Tiranë, i riu përplas këmbësoren tek ish-sheshi Shqiponja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Policia bën me dije se rreth orës 06:20, tek ish-Sheshi Shqiponja, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, ka përplasur këmbësoren A. H., rreth 49 vjeçe.

Fatkeqësisht 49-vjeçarja ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›