E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e 43-vjeçarit në Elbasan, gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përdor nga autorët

Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Dyshohet se makina është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit 43-vjeçar, Mondi Mëhalla.

Ngjarja ndodhi  orës 20:35 të mbrëmjes së djeshme në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Mëhalla u gjet i pajetë brenda automjetit të tij tip “Range Rover”.

Mësohet se 43-vjeçari sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjet. Autorët kanë qëlluar tre herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›