Rrezik i lartë për zjarre në pyje në qarkun e Durrësit

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Instituti i Gjeoshkencave njofton se qarku i Durrësit do të përballet me nivel të lartë rreziku për zjarre në pyje gjatë ditës së sotme dhe nesër, ndërsa në disa qarqe të tjera rreziku parashikohet i moderuar.
Sipas parashikimit, rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme. Në zona të lokalizuara të qarqeve Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë pritet gjithashtu nivel i lartë rreziku.
Sa i përket motit, sot pasdite priten reshje të dobëta në të gjithë vendin, ndërsa në disa qarqe reshjet do të shoqërohen me shtrëngata lokale. Nesër temperaturat do të arrijnë deri në 27°C në vendet e ulëta, ndërsa era pritet të jetë mesatare deri e fortë.
RESHJET Sot pasdite priten reshje të dobëta në të gjthë qarqet, ndërsa në qarqet Shkodër, Dibër, Elbasan, Berat, Korçë, dhe Gjirokastër reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata lokale. Nesër (e martë, dt. 22) priten reshje të dobëta dhe lokalisht të dobëta në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). TEMPERATURA Nesër (e martë, dt. 22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 16 / 26 °C në vendet e ulëta: 14 / 27 °C në vendet malore: 7 / 20 °C ERA Sot pasdite (e hënë, dt. 21) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe zonat malore për momente deri e fortë. Nesër nesër (e martë, dt. 22) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë. 1 nga 3 /r.e/