E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje pranë mbikalimit të Patokut, humb jetën 59-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar gjatë natës pranë mbikalimit të Patokut, në aksin rrugor Laç–Patok. Ngjarja ndodhi gjatë natës ku një këmbësor 59-vjeçar u përplas për vdekje nga një automjet.

Policia:

Në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin F. H., 59 vjeç, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal Kurbin, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja së bashku me automjetin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›