E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Durrës-Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm (9 shkurt) në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 09:30, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. I. ka përplasur për vdekje këmbësorin E. Gj., 72 vjeç.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak minuta më parë, mbi aksidentin në aksin “Durrës-Rrogozhinë”, informojmë se u identifikua këmbësori që humbi jetën, shtetasi E. Gj., 72 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave te aksidentit”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›