Grabitje si në filma/ Rrëmbehet furgoni i parave në Itali, policia i zë pritë në autostradë, shkëmbim zjarri me grabitësit (Video)

Këtë mëngjes, një furgon i blinduar i transportit të vlerave u grabit në Rrugën Shtetërore 613, autostradën që lidh Leçe-n me Brindisin, pranë Tuturanos në Itali. Sipas raportimeve fillestare, grabitësit vendosën një automjet të djegur në rrugë, duke e detyruar furgonin të ndalonte dhe më pas e rrëmbyen. Kur mbërritën oficerët e policisë, grabitësit qëlluan me armë zjarr dhe policia u përgjigj duke shkëmbyer zjarr. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua.
Pas përpjekjes së dështuar, pasoi një ndjekje në zonën e Squinzanos, me oficerët që mbërritën për të mbështetur kolegët e tyre që ishin tashmë në vendngjarje. Rruga u bllokua përkohësisht për të lejuar operacionet e shpëtimit. Autoritetet po hetojnë për të identifikuar personat përgjegjës, ndërsa trafiku në rrugën shtetërore është i mbyllur derisa të rivendoset siguria.
Në videon e shpërndarë nga Claudio Stefanazzi, deputet i Partisë Demokratike, shihet momenti kur grupi i armatosur shpërthen dyert e furgonit të blinduar.
“Një sulm, në mes të ditës, në një rrugë që është më e frekuentuara e dy provincave të Salentos. Armë, eksploziv. Shkëmbim zjarri me karabinierët. Ministri Piantedosi të ndalojë së bëri sikur nuk po ndodh asgjë”, shkruan Stefanazzi.