E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Fier-Patos, makina përplas një person që po lëvizte me biçikletë

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier-Patos në vendin e quajtur Portëz. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një automjet ka përplasur një person i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po merr ndihmën mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›