E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Fier-Roskovec/ Makina përplas drejtuesin e motorit, përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Roskovec, në vendin e njohur si Kuman, duke shkaktuar një të plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Citroen”, me drejtues shtetasin Alfred Satëri, është përplasur me një motomjet të drejtuar nga Mirjan Gergari. Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda drejtuesit të motomjetit.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë së Shtetit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, si dhe për të normalizuar qarkullimin në zonë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›