E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Fier, motomjeti del nga rruga, plagoset 56-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në Fier, ku një 56-vjeçar ka mbetur i plagosur. Policia bën me dije se 56-vjeçari ka humbur kontrollin mbi motomjetin dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

56-vjeçari cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin H. E.(S)., 37 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-T. M., 56 vjeç, banues në fshatin Sulaj, pasi duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi T. M., i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›