Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi dënimin me 2 vite burg për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për dënimin me 2 vite burg të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, lidhur me dosjen e tjetërsimit të një prone në zonën e Livadhës.
Më 30 korrik 2025, Goro u dënua me 2 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje dënimi në 1 vit e 4 muaj heqje lirie, duke fituar lirinë më 29 gusht 2025. Përveç dënimit me burg, ish-kryebashkiakut iu vendos edhe masa e 5 viteve ndalim për të mbajtur funksione publike.
Sipas SPAK, Goro akuzohej për shpërdorim detyre të kryer në mënyrë të përsëritur, pasi kishte tjetërsuar një sipërfaqe toke në plazhin e Livadhit.
Ai u kallëzua nga Fredi Beleri, me pretendimin se në vitin 2016 i kishte dhuruar pasuesit të tij në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos, një sipërfaqe prej 4263 m² toke, ndërkohë që Bollano kishte përfituar më parë 7700 m² sipas ligjit 7501.
/rtsh.al/