E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur në bypass-in e Fierit, në aksin Levan–Mbrostar, pranë vendit të quajtur “Spitali Memorial”.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen “me targa AB623YI ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurat e karrexhatës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›