E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Kurbin, shoferi i makinës përplas një këmbësore

Një aksident, fatmirësisht pa pasoja në njerëz është regjistruar ditën e sotme në Kurbin.

Policia njofton se rreth orës 12:00, në fshatin Gorre, shtetasi F. C., duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen L. M., këmbësore.

Shtetasja L. M. është transportuar në Spital, dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›