E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin, plagosen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur kur një automjet është përplasur me një motor, duke shkaktuar plagosjen e dy personave që udhëtonin me motor, drejtuesi dhe pasagjeri i tij.

Të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të sqaruar nëse aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë, mosrespektimit të rregullave të qarkullimit apo faktorëve të tjerë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›