E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Maliq, drejtuesi humb kontrollin e automjetit, një i lënduar

Një aksident është regjistruar pas mesnate në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit.

Policia njofton se drejtuesi i drejtuar automjetit tip “Nissan”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

“Është dëmtuar shtetasi F. M. dhe një pasagjer në automjetin e këtij shtetasi jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›