E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Maliqit, Benz-i kthehet përmbys, një i plagosur dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 11:30 në fshatin Nizhavec të Maliqit, ku janë përplasur dy automjete, një “Benz” dhe një “Volkswagen”.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi J. D., është përplasur me mjetin “Volkswagen” që kishte në timon shtetasin L. S. Si pasojë e përplasjes, është lënduar drejtuesi i “Volkswagen”-it, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi i “Benz”-it është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Maliqit për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Hetimet janë në vijim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›