Aksident në Rrugën e Arbrit, dy persona të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar sot (6 janar) në aksin Bulqizë–Maqellatë, në vendin e quajtur Krajk.
Dy mjete janë përplasur mes tyre dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Bulqizës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
/rtsh.al/