E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia në Has kërkon të miturin, dyshohet se mori pa leje makinën e familjes

Në Komisariatin e Policisë Has janë paraqitur familjarët e një të mituri 14 vjeç, banues në Has, të cilët kanë kallëzuar se djali i tyre është larguar nga banesa pasi ka marrë pa leje automjetin e babait.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë bërë shpalljen në kërkim të të miturit dhe po vijojnë kontrollet në zonë dhe në akset rrugore për lokalizimin dhe gjetjen e tij, me qëllim kthimin e sigurt pranë familjes.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al./

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›