Aksident në Shkodër/ Makina përplaset me një mjet tjetër e më pas merr përpara 50-vjeçarin me biçikletë, humb jetën në vend

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 08:10, automjeti që drejtohej nga shtetasi me iniciale A. G. është përplasur fillimisht me një automjet tjetër me drejtues shtetasin F. L., dhe më pas ka goditur edhe një shtetas që po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vend çiklisti, një burrë rreth 50 vjeç, ndërsa dy drejtuesit e automjeteve kanë pësuar dëmtime të lehta.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.