E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Vlorë, furgoni përplas 19-vjeçaren ukrainase

Një aksident është regjistruar këtë të hënë në rrugën “Sazani”, Vlorë.

Një 47-vjeçar duke drejtuar një mjet tip furgon, ka aksidentuar një  shtetase ukrainase, 19 vjeçe.

19-vjeçarja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Sot, në rrugën “Sazani”, shtetasi A. H., 47 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar një mjet tip furgon, ka aksidentuar shtetasen ukrainase V. P., 19 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›