E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, motori përplaset me makinën, lëndohen 2 turistë

Një aksident është regjistruar në aksin Lushnjë-Berat këtë të mërkurë (20 maj), ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 turistë. Bëhet me dije se turistët po lëviznin me një motor, ndërsa janë përplasur me një mjet tip benz.

Për pasojë, 2 turistët kanë marrë lëndime, ndërsa janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve nga vend ngjarja, paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i drejtuesit të motorit, ndërsa hetimet vijojnë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›