E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Qafë Thanë–Librazhd, humb jetën 64 vjeçarja, arrestohet drejtuesi i mjetit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.

Si pasojë e përplasjes, shtetasja F. H., 64 vjeçe, ka humbur jetën.

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin O. B., 31 vjeç,

“DVP Elbasan/Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›