E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në hyrje të Pogradecit, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit të Pogradecit, ku si pasojë mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 12.12.2025, rreth orës 22:35, në tunelin në hyrje të qytetit. Një 34-vjeçar, shtetasi A. Z., banues në Memëlisht, teksa drejtonte një automjet tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe u përplasur me murin anësor të tunelit.

Si pasojë e përplasjes, u dëmtuan drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi E. T., 35 vjeç, gjithashtu banues në Memëlisht. Të dy të lënduarit u transportuan në spitalin e Pogradecit, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›