E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident te Ura e Dajlanit! 24-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanal

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të enjte në zonën e Urës së Dajlanit në Durrës.

Një 24-vjeçare dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë, 24-vjeçarja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 17:15, tek vendi i quajtur “Ura e Dajlanit”,  automjeti me drejtuese shtetasen Xh. K., rreth 24 vjeçe,  dyshohet  se si pasojë e humbjes së kontrollit  mbi drejtimin automjetit nga ana e 24 vjeçares, ka dalë  nga rruga dhe ka rënë në kanal. 

Si pasojë, 24-vjeçarja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›