E Diel, 1 Nëntor 2026

Paralajmërimi i SHBA-ve “ngre në këmbë” Antiterrorin dhe SHISH-in/ Çfarë përmban plani masave?

Pas paralajmërimit të djeshëm të Ambasadës së SHBA në Tiranë, sipas së cilës, grupe të lidhura me Iranin mund të sulmojnë godina të lidhura me SHBA-të, sheshe dhe vende publike në Shqipëri, Antiterrori në Policinë e Shtetit, ka nisur intensifikimin e planit të masave.

Sipas burimeve, njësia e Antiterrorit po zhvillon takime edhe me përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe asaj izraelite.

Mësohet se plani i masave ishte aktivizuar më herët, por pas njoftimit të ambasadës, ka një rritje të vleresimit të situatës.

Në fokus të planit të masave janë kryesisht Ambasada amerikane, ajo izraelite, baza e muxhahedinëve në Manëz, por dhe sheshe të mëdha publike në vend.

Ndërkohë, në kampin “Ashraf 3” situata paraqitet e qetë. Nga komunikimi me përfaqësuesit brenda kampit ku ndodhen rreth 2700 anëtarë të opozitës iraniane, deklarata e ambasadës amerikane, është në vazhdën e të gjitha komunikimeve  që trupa diplomatike ka bërë dhe bën në të gjitha vendet ku ka përfaqësi të saj, asgjë specifike me Shqipërinë.

Po ashtu, burime pranë policisë se shtetit, bëjnë me dije se kampi ka patur që në krye të herës vëmendje dhe plan të veçantë masash sigurie, ndërkohë që është shtuar vigjilenca, por nuk ka të dhënë për rrezik konkret.

Gjithashtu pjesë e grupit të punës në planin e masave është edhe SHISH ku në bashkëpunim me Antiterrorin pritet që të kenë në fokus më shumë godinat diplomatike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›