E Premte, 6 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 22-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë me motoçikletën me katër rrota nga një lartësi.

Zëdhënësi Policisë së Kosovës për Prizrenin, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se rasti është raportuar rreth orës 15:00.

“Më 6 nëntor 2026, rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gjonaj të Prizrenit, një person, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë me katër rrota (ATV), kishte humbur kontrollin mbi mjetin dhe kishte rënë nga një lartësi.

Njësitë policore i janë përgjigjur informatës dhe, me të arritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur një person të shtrirë në rrëzë të malit, ndërsa në afërsi të tij është gjetur edhe motoçikleta e dëmtuar”, ka deklaruar ai.

Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës, i cili, pas ekzaminimit mjekësor, ka konstatuar vdekjen e viktimës, A.H., mashkull, 22 vjeç. Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit kujdestarë të Stacionit Policor në Prizren, si dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Të gjitha njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e Forenzikës Rajonale.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti të iniciohet si “Hetim i vdekjes” dhe të procedohet për hetime të mëtejshme”, ka shtuar Bytyqi.

Lajme të Sugjeruara

Djali i Afrim Bunjakut dhe i Enver Zymerit diplomohen në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Djali i Afrim Bunjakut dhe i Enver Zymerit diplomohen në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Kurti pranon raportin e Institutit për Krimet e Luftës: 13 mijë e 195 viktima të verifikuara

Kurti pranon raportin e Institutit për Krimet e Luftës: 13 mijë e 195 viktima të verifikuara

I akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit para 15 vitesh, policia e Kosovës shpall në kërkim Adnon Jasharin

I akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit para 15 vitesh, policia e Kosovës shpall në kërkim Adnon Jasharin

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›