E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Tiranë, makina përplas për vdekje të miturin, policia në kërkim të autorit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku një i mitur humbi jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet me drejtues ende të paidentifikuar. Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:20 në rrugën “Kastriotët”. Sipas informacioneve paraprak, mësohet se automjeti, i cili sapo kishte përplasur të miturin, u largua nga vendngjarja pa ndaluar për të ofruar ndihmë. I mituri, rreth 7 vjeç, u transportua në spital, por për shkak të plagëve të rënda të marra ka ndërruar jetë pak më vonë.

Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.

“Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›