E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, humbin jetën dy vajza, një e plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Delvinë.

Mësohet se nga aksidenti dy vajza nga fshati Kopaçezë, njësia administrative Delvinë  kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur e lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”.

Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›