E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në Lezhë-Milot, humb jetën drejtuesi i motorit

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Markatomajt.

Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motor. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Milot–Lezhë”, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. N. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K. dhe me një automjet të ndaluar jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. K., 75 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Shtetasja Xh. N. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›