Aksidentohen turistët në Vlorë, përplasen tre makina, një e lënduar

Një aksident i trefishë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Lungomare, Vlorë. Tre automjete, respektivisht një Opel, Mazda dhe një Benz janë përfshirë në aksident.
Brenda dy automjeteve të para ndodheshin turistë të huaj të cilët udhëtonin në grup.
Si pasojë e aksidentit është plagosur lehtë një nga turistet që ndodhej në mjetin e dytë të llojit Mazda,e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.