E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksidentohet për vdekje 62-vjeçari në aksin Korçë-Bilisht, arrestohet drejtuesi i automjetit

Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari është regjistruar në aksin Korçë – Bilisht.

Mësohet se një mjet ka përplasur këmbësorin, i cili u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Tren të bashkisë Devoll. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e rrethanave.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›