E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulza, perlë turistike/ Qyteza e Matit tërheq gjithnjë e më shumë turistë me natyrën e traditat

Natyra mahnitëse me liqenin  piktoresk, malet e me pyjet e dendura e kanë kthyer qytezën e Ulzës në një nga  destinacionet e pëlqyera të turistëve.

Vitet e fundit Ulza ka tërhequr një numër gjithnjë e më të madh turistësh të huaj. Ata  e zgjedhin për tu qetësuar  në  natyrë,  por dhe për të shijuar  kuzhinën tradicionale.

Mikpritja  e banorëve  është një tjetër vlerë për zonën.

Është një nga arsyet që turistët rikthehen në  Ulzë.

Peisazhet  që e bëjnë këtë zonë një nga atraksionet më të veçanta turistike në  vend  me liqenet e Ulzës dhe Shkopetit   të cilat  të shoqërojnë gjatë të gjithë rrugës bëjnë që udhëtimi në këtë qytezë të mbetet gjatë në  mendje./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›