Aksion blic në Vlorë, Policia operacion për kapjen e të shumëkërkuarve

Dy persona të shumëkërkuar ishin të premten mbrëma objektivi i një operacioni policor në qytetin e Vlorës.
Aksioni i nisur në orën 23:00 rezultoi me bllokimin e rrugës drejt Ujit të Ftohtë për 90 minuta, ndërsa Policia vijoi të gjurmojë personat e dyshuar se fshiheshin në një prej hoteleve të zonës. Kërkimet u zhvilluan në dhomat e lokalizuara kryesisht në katin e katërt të godinës.
Operacioni u mbështet nga dhjetëra efektivë të njësisë FAST së bashku me ata të ndërhyrjes së shpejtë. Mësohet se disa persona u pyetën në kuadër të aksionit, që kishte në shënjestër individë me rrezikshmëri të lartë. Autoritetet nuk dolën me një komunikim zyrtar.
Në Vlorë raportohet se janë shtuar masat dhe patrullimet nga forcat e rendit.
/rtsh.al/