E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kurti pret sot ambasadorin e BE-së, Dirk Schuebel, Komisioni Evropian dorëzon Raportin për Kosovën 2026

4 Nëntor 2026 | 09:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të zhvillojë një takim me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Dirk Schuebel.

Gjatë takimit, ambasadori Schuebel do t’i dorëzojë kryeministrit Kurti Raportin për Vendin 2026, të hartuar nga Komisioni Evropian.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 17:45.

Pas përfundimit të takimit, në orën 18:15, Kurti dhe Schuebel do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku pritet të flasin lidhur me raportin dhe çështjet që lidhen me procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Home Kryefaqja

Shiko në: YouTube

Lajme të Sugjeruara

Goditet grupi kriminal ndërkombëtar në Kosovë, sekuestrohen 37 kilogramë heroinë dhe arrestohen pesë persona

Goditet grupi kriminal ndërkombëtar në Kosovë, sekuestrohen 37 kilogramë heroinë dhe arrestohen pesë persona

Costa: E ardhmja e Ballkanit është në BE, Kosova mund të përshpejtojë reformat

Costa: E ardhmja e Ballkanit është në BE, Kosova mund të përshpejtojë reformat

Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera

Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›