E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktet e dhunshme para Komisariatit të Policisë, arrestohet 1 person, 4 në kërkim dhe 7 nën hetim

Një 33-vjeçar është ndaluar, shtatë persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për tubimin e zhvilluar më 4 korrik pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë. Sipas Policisë së Shtetit, është ndaluar me iniciativë shtetasi E. H., 33 vjeç, ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit me iniciale K. M., V. K., E. L., Sh. B., V. D., E. N. dhe B. K. Katër persona të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë publik pasi hetimet janë ende në vijim.

Policia bën të ditur se veprimet hetimore, të kryera nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë, kanë çuar në identifikimin e 12 personave të dyshuar si të përfshirë në aktet e dhunshme të ndodhura gjatë tubimit, ku, sipas autoriteteve, u sulmuan punonjës të Policisë dhe u dëmtua godina e Komisariatit Nr. 3. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe dokumentimin e plotë të veprave penale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

“Vijojnë veprimet hetimore për tubimin e zhvilluar më datë 04.07.2026. Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 7 shtetas dhe shpallen në kërkim 4 shtetas. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 04.07.2026, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, gjatë të cilit u kryen veprime të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë dhe godinës së Komisariatit, u identifikuan 12 shtetas të dyshuar të përfshirë në këto veprime.

Në vijim të veprimeve procedurale: – u ndalua me iniciativë shtetasi E. H., 33 vjeç; – u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit K. M., V. K., E. L., Sh. B., V. D., E. N. dhe B. K.; – u shpallën në kërkim 4 shtetas, inicialet e të cilëve nuk bëhen të ditura, për shkak se hetimet vijojnë. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në aktet e dhunshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit””, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›