E Martë, 3 Nëntor 2026

Akuzat e PD për mungesën e 130 mijë fletë votimi, KQZ nis verifikimet në 229 kuti

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ Në një nga magazinat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në fshatin Vaqarr të Tiranës po zhvillohet procesi i hapjes së kutive të materialeve të votimit sipas kërkesës së Komisionit në Ankimimeve dhe Sankioneve (KAS) pas ankimimit të Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore se mungojnë 130 mijë fletë votimit të papërdorura.

Në total do të rinumërohen 229 kuti në të gjithë vendin, ku raportimi për fletë të papërdorura ka qenë zero.

Procesi do të zhvillohet sipas rendit të mëposhtëm: Vlorë; Dibër; Gjirokastër; Korçë; Lezhë; Shkodër; Fier; Berat; Durrës; Tiranë; Elbasan.

Hapja e kutive u bë me kërkesë të PD-së, të cilët sipas medieve nuk ndodhen në ambientet ku po verifikohen kutitë për të vëzhguar nga pranë procesin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›