E Martë, 3 Nëntor 2026

GJERMANI – NATO nis manovrat ushtarake në shkallë të gjerë në detin Baltik

ROSTOK, 5 qershor /ATSH-DPA/- Manovra ushtarake në shkallë të gjerë e NATO-s, “BALTOPS”, në detin Baltik, filloi sot në mëngjes me largimin e anijeve të para detare nga qyteti portual, Rostok në verilindje të Gjermanisë.

Manovra vjetore e udhëhequr nga SHBA-ja përfshin rreth 50 anije, më shumë se 25 avionë dhe rreth 9,000 ushtarë nga 17 vende. Ajo do të zgjasë deri më 20 qershor.

Deti Baltik konsiderohet strategjikisht i rëndësishëm, veçanërisht në kuadër të luftës së vazhdueshme ruse kundër Ukrainës.

Rusia është i vetmi vend nga nëntë shtetet bregdetare të detit Baltik që nuk është anëtar i NATO-s.

Moska e ka kritikuar manovrën, duke e quajtur atë një provokim. Flota ruse gjithashtu kreu stërvitje ushtarake në detin Baltik, ditët e fundit.

“BALTOPS” është kryer për më shumë se 50 vjet, por ky vit shënon herën e parë që manovra fillon nga Rostoku – i cili është selia e Komandës së Marinës Gjermane.

“Manovra ushtarake ofron një mundësi unike për të forcuar bashkëpunimin brenda aleancës, duke demonstruar njëkohësisht frenim të fuqishëm”, tha NATO. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›