Akuzat e Veliajt, Tabaku: Kambanë alarmi, u kërcënua nga ministri, mendoni çfarë i bëni kundërshtarit dhe qytetarit të thjeshtë? Kurti: Respektojmë drejtësinë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, njëherazi edhe kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, kërkoi diskutim për akuzat e Erion Veliajt se u kërcënua në emër të Ramës përmes ministrit Toni Gogu. Ky i fundit nuk shkoi në diskutimet e komisionit për buxhetin 2027, ndërsa në emër të socialistëve foli deputeti Ramion Kurti. Ai tha se mazhoranca respekton institucionet e pavarura të drejtësisë dhe se vetë ministri ka bërë një sqarim në rrjetet sociale, ku mohoi akuzat e Veliajt.
Jorida Tabaku: Të shkojë ministri i drejtësisë të kërcënojë dhe mos të kemi informacion. Për mua është kambanë alarmi. Sot është momenti të kemi transparencë. Kur kjo i ndodh Veliajt, ca i bëni ju kundërshtarit dhe qytetarit të thjeshtë. Kërcënohet kush ka një mendim kundër, të drejtat e njeriut duhet të jenë në krye të rendit të ditës. Nuk mund të anashkalohen nga ky kuvend.
Ramion Kurti: Ministri i ka dhënë shpjegimet e veta. Se di pse duhet të vijë këtu për të bërë atë politikën ditore.
Lajmi kryesor:

