E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzohet se u mori para pacientëve për 7 operacione, SPAK kalon për gjykim dosjen e mjekut Edvin Prifti

Dosja në ngarkim të mjekut kardiolog Edvin Prifti ka kaluar për gjykim, raporton gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene.

Prifti cili dyshohet se u pagua për 7 ndërhyrje kardiake në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Mjeku akuzohet nga SPAK  për: “Korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.

““Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar, se i pandehuri Edvin Prifti, me detyrë Shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, si mjek kardiokirurg, të paktën në shtatë raste ka marrë përfitim të parregullt në shuma monetare nga pacientët e operuar pranë Pavionit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza””, thuhej në njoftimin e SPAK, rreth një vit më parë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›