E Diel, 1 Nëntor 2026

Alban Dibra kardiokirurgu qe braktisi Mynihun per Tiranen

TIRANE- Prej 4 vitesh pavionit te kardiologjise ne katin e dyte te QSUT-se i eshte shtuar nje mjek i ri por kjo vetem nga emri pasi Alban Dibra mban mbi supe plot 15 vjet pune e trajnime te ndryshme ne fushen e kardiologjise invazive.

Modest dhe i thjeshte kirurgu 39-vjecar na rrefen se me Tiranen ka nje lidhje te cuditshme. Kam ikur dhe jam te kthyer drejt vendlindjes shume here pa mundur ta braktis. Para 4 vitesh vendosa te kthehem dhe te punoj perfundimisht ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza atje ku edhe e nisa 15 vjet me pare kur mbarova studimet e larta dhe specializimin per kardiologji - na rrefen doktor Albani.

Prej kater vitesh qe nga dita kur iu rikthye punes ne QSUT ditet e Albanit jane te njejta me ato te te gjithe mjekeve. Zgjimi shume heret nisja e punes ne oren 8 te mengjesit per te mbaruar naten vone. Pa llogaritur urgjencat e shumta te cilat nuk njohin orar. Por ai as nuk lodhet dhe as nuk dorezohet.

Eshte e veshtire ta besh te flasesh per veten por jo per punen me pacientet. Dhe ketu ndalet pak. Prishja e marredhenies mjek-pacient ben gjithkend te ndihet keq - na thote Albani qe megjithate ai vete ka arritur thuajse gjithmone te krijoje raporte shume te mira me pacientet dhe te afermit e tyre. Megjithate kjo nuk eshte gjithmone e lehte - shton me tej ai. Albani nuk e fsheh faktin se se puna e perditshme ne QSUT shpesh krahas kenaqesise profesionale nganjehere e zhgenjen duke ia zbehur paksa optimizmin me te cilin erdhi ne 2007 nga Perendimi. Dhe kjo ka lidhje kryesisht me mungesat e perditshme ne QSUT per te cilat kirurgu Dibra thote se fondet duhen adresuar me mire.
Per mua destinimi i me shume fondeve per shendetesine dhe percatikimi me i drejte i prioreteve do te kontribuonte per permiresimin sistemit tone shendetesor por kjo reforme nuk mund te realizohet pa nje ekonomi te zhvilluar dhe pa pjekjen e gjithe shoqerise pa ndergjegjesimin e saj per kontributin e nevojshem qe duhet te japim te gjithe per shendetin - nenvizon mjeku ndersa i referohet problemeve me te cilat perballet sistemi yne shendetesor.

Por pavaresisht ketyre problemeve ai nuk thyhet. Nga perendimi ka sjelle pervojen e munguar. Ne keto 4 vjet pune rreth 4 mije paciente jane trajtuar me metodat bashkekohore. Shume prej patologjive komplekse te arterieve koronare te cilat me pare trajtoheshin permes nderhyrjeve kardiokirurgjikale fale pervojes qe kemi sjelle nga puna ne qendren gjermane te zemres ne Mynih tanime zgjidhen ne sallen e kateterizimit te zemres - na shpjegon doktor Albani.

Per keto arritje ai u eshte mirenjohes mesuesve dhe miqve te tij mes te cileve vecon kardiologun dhe shkencetarin e shquar modelin ai vete eshte munduar te ndjeke ne karrieren e tij prof. Adnan Kastrati i cili prej vitesh drejton aktivitetin kerkimor te njeres prej qendrave kardiologjike me te njohura ne bote Qendra Gjermane e Zemres se Universitetit Teknik te Mynihut. Nga ana tjeter dr.Albani vlereson punen e tij prane QSUT. Ai cmon traditen e mire te ndertuar nder vite ne klinikat e kardiologjise dhe ne laboratorin e kateterizimit te zemres fale punes se palodhur dhe talentit te kolegeve senjore. Per mua QSUT ka qene dhe mbetet nje shkolle ku ke cfare te mesosh cdo dite. Natyra semundjesh te ndryshme konsulta me koleget kardiologe dhe ata te specialiteteve te tjera jane per cdo mjek nje eksperience e vlefshme - thote kardiologu.

I trajnuar dhe i certifikuar prej vitesh per ekzaminimet diagnostike dhe trajtuese per semundjet e arterieve koronare kardiologu Dibra nuk ka lene pas dhe punen kerkimore ne Shqiperi megjithese sic e pranon dhe vete ne kushtet aktuale eshte e veshtire. Por gjerat po ndryshojne dhe vemendja ne rritje ne vendin tone ndaj kerkimit shkencor eshte shume inkurajuese - na thote me besim Albani. Here pas here pedagogu i fakultetit te Mjekesise udheton drejt Mynihut pasi ai nuk do te humbase te rejat dhe zhvillimet e fundit nga shkenca e kardiologjise. Disa prej artikujve ne te cilet dr. Albani eshte bashkeautor sherbejne sot si referenca te rekomandimeve mbi nderhyrjet koronare perkutane te shoqatave kardiologjike amerikane dhe evropiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›