E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton te vetehidhet nga pallati e shpeton policia

TIRANE- Nje 39 vjecare ne gjendje depresive ka tentuar te vetehidhet nga kati i peste i nje pallati prane maternitetit Koco Gliozheni ne Tirane por nderhyrja ne kohe e policise ka bere qe te shmanget tragjedia. Rreth ore 12 00 te mesdites se sotme policia ka shkuar prane ngjarjes dhe ka tentuar te negocioje me gruan. E gjithe skena eshte pare nga te gjithe banoret.

Nga te dhenat e para mesohet se 39 vjecarja Deshira Qoku e divorcuar dhe nene e dy vazjave pretendonte se nuk i ishte dhene drejtesi sa I perket pronesise ne procesin gjyqesor me bashkeshortin e saj.

Deshira Qoku qendroi per gati 30 minuta ne borduren e tarraces se katit te peste ne tentative per tu hedhur. Pas bindjes nga ana e forcave blu e reja eshte larguar nga bordure dhe eshte shoqeruar per ne Spitalin Nene Tereza per te marre mjekimin e duhur.

Policia do te marre ne pyetje ish bashkeshortin e saj dhe dy vajzat per te zbardhur ne detaje kete ngjarje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›