E Diel, 1 Nëntor 2026

Cmimet 2011 cndikimpaten mbi familjet

TIRANE- Nga te dhenat e INSTAT-it del se inflacioni mesatar per vitin e kaluar ne masen 3.3 ka mbetur brenda parametrave optimale te synuar nga Banka e Shqiperise qe jane 2-4 per qind. Por nderkohe qe perimet jane ulur buka eshte shtrenjtuar nga janari deri ne fund te dhjetorit 12.2 per qind vajrat dhe yndyrnat 10.8 per qind dhe sheqeri me nenproduktet 9.8 per qind. Rritje e ndjeshme eshte shenuar vjet edhe ne tarifat e sherbimeve spitalore e medikamentet sherbimeve ndaj mjeteve personale te transportit etj.

Ne muajin dhjetor te vitit 2010 rritja e cmimeve ishte 2.2 pra rreth 1.2 me e larte se ne vitin 2011. Ne dhjetor te 2010-es cmimi i zarzavateve shenoi nje rritje prej 27 ose rreth 2 here me shume se kete vit. Po keshtu edhe cmimet ne nengrupin fruta. Rritja ne muajin dhjetor te vitit 2010 ishte rreth 2 here me e larte.- deklaroi perfaqesuesja e INSTAT-it. Instituti i Statistikave konstaton se gjate periudhes se festave te fundvitit rritja e cmimeve ka qene normale e ndikuar nga shtimi i kerkeses dhe jo abuzive si vitet e meparshme. Me keto deklarata komentuese ky institucion shpreh sic ndodh ne menyre te perseritur tashme vleresime pozitive ndaj punes se administrates duke lene te kuptohet se Bashkia e Tiranes ka qene ajo qe ka bere te mundur frenimin e spekulimeve ne tregun me te madh te vendit ndonese qytetaret kane konstatuar te kunderten dhe nga ana tjeter nje gje e tille nuk eshte detyre e pushtetit vendor.

Ne shkalle mujore nga nentori deri ne dhjetor indeksi i grupit Ushqime dhe pije joalkolike shenoi nje rritje prej 2.3 perqindesh. Brenda ketij grupi rritja me e madhe prej 14.6 per qind verehet ne nengrupin zarzavate perfshire patatet. Cmimet ne shkalle mujore jane rritur edhe ne disa nengrupe te tjera te grupit te ushqimeve si fruta me 2.3 per qind qumesht djathe e veze 1.3 per qind peshk 1.0 per qind etj.
Indeksi i grupit Pije alkolike dhe duhan shenoi nje rritje prej 0.5 perqind por ne shkalle vjetore rritja eshte 12 per qind per alkolin dhe 19 per qind per duhanin. Edhe indeksi i grupit Veshje dhe kepuce ka shenuar nje rritje minimale ne dhjetor nderkohe qe per vite me rradhe ai ka shenuar vetem ulje cmimi.

Gjate muajit dhjetor cmimi i naftes shenoi nje rritje prej 0.1 per qind dhe cmimi i benzines nje rritje prej 0.3 per qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›