E Martë, 3 Nëntor 2026

Albin Kurti refuzon çdo emër për kryetarin e Kuvendit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur gjatë një vizite në Babaj të Bokës nga gazetarët për çështjen e ngërçit në Kuvend.

“Kuvendi duhet të konstituohet. Kosova nuk ka kuvend, por Kosova ka qeveri, Kosova ka stabilitet dhe sidomos ju po e shihni sot si Kosova ka ushtri”, tha ai.
Ai u pyet nëse do ta propozojnë Fatmir Limajn për kryeparlamentar.

“Ne e kemi dhënë propozimin tonë”, tha Kurti, duke lënë të nënkuptohet se Albulena Haxhiu do të vijojë të votohet si propozim i Vetëvendosjes.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›