Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Komunës së Prishtinës

PRISHTINË, 3 qershor/ATSH/ Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate njoftoi zyrtarisht për kandidimin e saj në zgjedhjet lokale në Kosovë, që do të mbahen në vjeshtë.
Ajo ka shpallur kandidaturën e saj për kryetare të Prishtinës.
“Një përpjekje e re, për Prishtinën që e dua fort. Para katër viteve jam kthyer të jetoj nga Tirana në një qytet që ka potencial të jashtëzakonshëm, por që ka marrë një kahje të gabuar në zhvillim e vet. Është një qytet krejtësisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbra, kryesisht i papastër… Ju ftoj të më bashkoheni që keni sadopak energji në përpjekjen për ndryshim”, ka thënë Shahini në një videoadresim.
Besa Shahini shërbeu si ministre dhe zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë në Republikën e Shqipërisë.
Osmani fton në takim partitë për dekretimin e datës së zgjedhjeve lokaleNdryshe, presidentja Vjosa Osmani ka ftuar në takim për të mërkurën (4 qershor) partitë politike, ku pritet të diskutohet data e zgjedhjeve të reja lokale. /KosovaPress/