E Diel, 1 Nëntor 2026

Alia Keshtu do ta mbajme pushtetin

Zhvillimet demokratike ne vendet e ish-bllokut komunist ne fund te viteve 80 ishin zbatim i direktivave te ish-udheheqesit sovjetik Mihail Gorbacov qe regjimet e Lindjes te benin retushime per te mbajtur pushtetin edhe pas te ashtuquajturit pluralizem. Agron Sula nje nga pjesemarresit aktive ne Levizjen Studentore 90-te si dhe student i greves se urise se Shkurtit 91 si student i Fakultetit te Shkencave te Natyres Dega Fizike sjell per Shqiptarja.com materialin e Gorbacovit te mbajtur ne Katovice te Polonise ne 1986 dhe qe u analizua ne mbledhjen e Byrose Politike te PPSH-se dhe Ramiz Alia ne tetor 1989.

Kabllogrami nr.1-shkruan Sula zbulon se qellimi i vertete i ardhjes se udheheqesit sovjetik ne Tirane kishte te bente me dekorimin nga ana e tij te padroneve sundues te tranzicionit shqiptar dhe ne vecanti pasmortum per Aline per zbatimin me perpikeri te porosive te tij sipas letres sekrete te meposhtme derguar atij dhe qe u be udherrefyes ne mbledhjen e Byrose Politike ne Tetor 1989 dhe te dy dekadave histori ne Shqiperi.

LETRA
Letra sekrete e Gorbacovit per Ramiz Aline analizohet nga ai vete dhe miratohet unanimisht ne Mbledhjen e Byrose Politike tetor 1989 Gorbacovi me dergoi disa dokumente e plane dhe po i studioj prej kohesh. Ata jane shume me perpara se ne por keto jane gjera qe ne i kemi diskutuar afersisht dhe jo me te gjithe anetaret e Byrose pasi nuk dihet
se kush eshte miku dhe kush eshte armiku.

Kjo eshte nje mbledhje vetem per ne me te besuarit ndaj le te flasim hapur. Ne kemi kuadro sa per shtate Komitete Qendrore pra frika nuk duhet te ekzistoje. Shume intelektuale do te na kundershtojne por me ta do te rregullohemi duke u dhene pune apo ngritur paksa rrogen. Problem mund te jene intelektualet pensioniste. Ketyre do tu ofrojme krijimin e Shoqates se Veteraneve te Luftes dhe te Punes pastaj do tu japim nga nje minipension. Kosova eshte ne pragun e shpalljes se Kushtetutes. eshte pune e tyre ne e kemi programin dhe platformen tone. Strategjia eshte e qarte dhe kemi percaktuar rruget per zbatimin e qellimit dhe te misionit tone.

Nen nje propagande ekstreme kunder komunizmit dhe me disa ndeshkime te vogla sa per sy e faqe ndaj nomenklatures se larte komuniste.

STRATEGJIA E RE
Ne komunistet reformatore do te zbatojme strategjine tone ne ekonomi sipas se ciles kapitalistet dhe pronaret e ardhshem ne nje vend socialist te jemi ne apo njerezit tane. Me strategjine tone te re brenda dy-tre legjislaturash do te arrijme qe nga klasa komuniste te krijojme klasen kapitaliste e cila do te na perjetesoje ne pushtetin politik te se ardhmes. Te jeni te sigurte qe e ardhmja do te jete jona.

Kurre nuk do te lejojme restaurimin e pushtetit politik te armiqve tane. E ardhmja e femijeve tane do te jete e mrekullueshme gjithnje e sigurt sepse per kete kemi derdhur kaq gjak dhe do te derdhim perseri po te jete nevoja. Shqiperine do ta gezojme Ne dhe pasardhesit tane. Po rastisi qe te na e pervetesojne pushtetin apo te rrezikohemi atehere mos u gezofshim asnjehere nese nuk do te dime ti mbrojme fitoret e arritura qofte edhe me gryken e pushkes si ne rinine tone te hershme.

Ndaj per te mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet te jemi te pergatitur ne te dyja anet ne rrugen paqesore dhe ne ate te luftes se armatosur.

KEumlRCEumlNIMI
Ne jemi te pergatitur per te dyja rruget kemi njerezit e vendosur dhe guximtare te cilet i kemi pergatitur me sakrifica e mund per vite me radhe por kemi edhe organet tona te dhunes. Ndaj mjere ata qe do te guxojne te na kundervihen. Jua them kete qe te mbani lart moralin dhe asnjeri prej jush te mos kete frike.

Nese do te jete e nevojshme do te kemi edhe mbeshtetjen e aleateve te jashtem ideologjike ne pushtet qe ju i dini mire se sa na kane ndihmuar. Pavaresisht konflikteve te fundit qe kemi pasur me ta duhet ta dini se na bashkon akuza e pushtetit te komunisteve pavaresisht nga nuancat dhe perplasjet e perkohshme. Pervec aleateve ideologjike do te kemi edhe mbeshtetjen e aleateve te Perendimit me te cilet kemi ruajtur fijet e lidhjeve te vjetra per hir te interesave te medha.

Keta te fundit do ti perdorim vetem nese do te jete shume e nevojshme. Shoku Enver dikur dhe une sot i kemi ruajtur keto lidhje te qe garantojne pushtetin tani edhe ne te ardhmen pergjithmone Ju garantoj se pavaresisht nga rrethanat e veshtira aktuale sido qe te shkojne punet
uji do te rrjedhe ne mullirin tone. Per kete jeni te garantuar sot e pergjithmone. Kerkoj nga ju qe te mos keni frike te mos shtrengoni radhet dhe te mos dekurajoheni nga situatat e veshtira qe po kalojme sepse ne fund te fundit rendesi ka pushteti qe do te jete plotesisht yni.

Ju uroj pune te mbare mobilizim dhe mendje te kthjellet Mbajeni
mend Fitorja dhe pushteti do te jene perjetesisht tonat Do te bisedojme
dhe do te vendosim perseri ne perputhje me evoluimin e situatave.
Ju uroj pune te mbare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›