E Diel, 1 Nëntor 2026

Proteste per Kunatin eshokut Xhelul dhunohet Tahiri

Te tjera rreth shkrimit FOTO VIDEO Te rinjte socialiste kane protestuar sot ne Tirane kunder favorizimeve flagrante qe njerezit e pushtetit u bejne familjareve te tyre per afera fitimprurese.

Me pankarta ku denonconin favore te pushtetareve ata protestuan krah Ministrise se Brendshme dhe ne fillim te rruges pedonale ku kryebashkiaku Lulzim Basha ka vendosur kioskat 3 mije eurosh te menaxhuara nga nje kompani me lidhje te drejtperdrejta me kunatin e Bashes Erion Isufi.

Por policia dhe oficere civile ne zone u kane hequr pankartat protestuesve dhe jane perballur me deputetin socialist Sajmir Tahiri duke i bllokuar protesten sic shihet qarte dhe ne kroniken e percjell nga Vizion plus.

Reagon Tahiri ne Facebook Turp

Deputeti i PS Sajmir Tahiri ka reaguar ndaj dhunes se ushtruar ndaj tij ne rrugen pedonale ne Tirane. Ne faqen e vet ne Facebook deputeti Saimir Tahiri shkruajti ne mbremje Gangsterrat sot bejne ligjin Pushteti bashke me polici struket pas frikes dhe zullumit...Trupi eshte shume pak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›