Alsi Metushi caktohet anëtar i ekipit përzgjedhës për kandidatët e Komisionit Kombëtar Rregullator të Ujit

TIRANË, 11 mars /ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot, caktimin e anëtarit të ekipit përzgjedhës për zgjedhjen e kandidatëve, anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura.
Në vendim, thuhet se Alsi Metushi caktohet anëtar i ekipit përzgjedhës për zgjedhjen e kandidatëve, anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.
Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për caktimin e anëtarit të ekipit përzgjedhës për zgjedhjen e kandidatëve, anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura”, shfuqizohet.
Komisioni Kombëtar Rregullator i Ujit është organi përgjegjës për rregullimin, licencimin dhe monitorimin e performancës së ofruesve të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të ndotura. Njëherësh, ky komision miraton tarifat për këto shërbime.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
/e.i/j.p/