E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ambasada: Kohëzgjatja e qëndrimit në SHBA përcaktohet nga oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë publikoi një sqarim për qytetarët shqiptarë lidhur me afatet e vizave amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA për vizitorët ndërkombëtarë.

Në njoftimin zyrtar thuhet se data e skadencës së vizës nuk përcakton kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në SHBA.

Sipas ambasadës, është Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) ai që vendos se për sa kohë një vizitor mund të qëndrojë në SHBA, në momentin e mbërritjes.

“Një vizë amerikane ju lejon të udhëtoni drejt një pike hyrjeje në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkoni leje për të hyrë në vend”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Sipas njoftimit, kohëzgjatja e qëndrimit të secilit qytetar përcaktohet nga Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) në momentin e mbërritjes së tij.

“Kujtesë! Kohëzgjatja e qëndrimit të një vizitori ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara përcaktohet nga oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit në momentin e mbërritjes suaj, jo nga data e skadencës së vizës”, sqaron Ambasada.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›