E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada gjermane: Kusht për integrimin, ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit

TIRANË, 12 mars /ATSH/ Ambasadë e Gjermanisë në Shqipëri reagoi sot lidhur me vendimin e sotëm të Kuvendit për rrëzimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Ambasada gjermane deklaron se, Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve.

Sipas ambasadës, kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë.

“Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces”, theksoi ambasada gjermane në Tiranë.

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›