E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada e SHBA: Prindërit që përdorin viza turistike për të lindur në Amerikë mund të përballen me pasoja për rinovimin e vizave

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një paralajmërim për qytetarët shqiptarë që përdorin vizat turistike për të udhëtuar drejt SHBA-së me qëllim lindjen e fëmijëve dhe mbulimin e shpenzimeve mjekësore përmes programeve publike.

Në një deklaratë të publikuar sot, Ambasada amerikane thekson se shumë prindër shqiptarë me viza turistike udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara për të lindur dhe përdorin programin Medicaid për të mbuluar kostot e kujdesit shëndetësor.

Sipas Ambasadës, këto shpenzime përfundojnë duke iu ngarkuar taksapaguesve amerikanë dhe personat që përfshihen në këtë praktikë mund të mos kenë të drejtë për rinovimin e vizave të tyre në të ardhmen.

“Shumë prindër shqiptarë me viza turistike udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara me qëllim për të lindur atje dhe përdorin programin Medicaid për të mbuluar kujdesin mjekësor. Këto shpenzime u kalojnë taksapaguesve amerikanë, dhe ata prindër mund të mos kenë të drejtë t’i rinovojnë vizat e tyre në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›