E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada e SHBA-seKujdesme aksionin e Vetevendosjes

PRISHTINE- Ambasada amerikane ne Prishtine ka kerkuar nga qytetaret amerikane qe me 14 janar tu shmangen dy pikave kufitare me Serbine te cilat Levizja Vetevendosje ka parashikuar qe ti bllokoje.

Ne nje mesazh urgjent Ambasada e SHBA-se ka kujtuar qytetaret e saj se protesta me synim paqesor mund te shnderrohet ne te dhunshme dhe te paparashikueshme.

Grupi politik Vetevendosje ka bere te ditur se do ti bllokoje dy pika kufitare me Serbine Merdare e njohur si Porta 3 ne afersi te Podujeves dhe Dheu i Bardhe e njohur si Porta 5 ne afersi te Kamenices. Bllokadat pritet te nisin te shtunen me 14 janar 2012 dhe mund te jene te vazhdueshme. Ambasada e SHBA-se ne Prishtine keshillon qytetaret amerikane qe te shmangin udhetimin neper keto pika kufitare thuhet ne kete mesazh.

Me tej ambasada amerikane ka thene se do te ofroje informacione te vazhdueshme per situaten ne ndryshim.

Ne do te ofrojme informacione te vazhdueshme per situaten ne ndryshim. Ne kujtojme qytetaret e SHBA-se se edhe demonstratat me synim paqesore mund te shnderrohen ne te dhunshme dhe te paparashikueshme. Eumlshte mire qe ti shmangni krejtesisht nese mundeni. Behuni te vemendshem per vend-ndodhjen tuaj dhe kushtoni vemendje mbulimit te mediave lokale per keto ngjarje thuhet ne mesazhin e Ambasades Amerikane drejtuar qytetareve te saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›